Kaos te Tunizia në Botëror: shkarkimi i trajnerit kthehet në rrëmujë
Sport
16 qershor 2026
2 min lexim

Kaos te Tunizia në Botëror: shkarkimi i trajnerit kthehet në rrëmujë

A

admin@albest.al

Postuar më 16 qershor 2026

Tunizia ka rënë në kaos pas disfatës së thellë 5-1 nga Suedia në Monterrej, në ndeshjen e saj të parë në Botërorin 2026. Vetëm pak orë pas humbjes, trajneri Sabri Lamushi u shkarkua, por mënyra se si u zhvillua gjithçka e ktheu situatën në një rrëmujë të vërtetë.

Sot, federata tuniziane zyrtarizoi francezin Herve Renard si timonierin e ri, i cili merr drejtimin e skuadrës me objektivin për ta rikthyer në rrugën e duhur gjatë turneut. Megjithatë, kaosi që parapriu emërimin e tij vështirë se do të harrohet shpejt.

Ndërsa ekipi sapo ishte kthyer në hotel, Lamushi mësoi për largimin e tij jo drejtpërdrejt nga federata, por nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohej se ai ishte zëvendësuar me marrëveshje nga Mondher Kebaier. Problemi qëndronte në një detaj thelbësor: asnjë dokument nuk ishte firmosur ende. Federata e fshiu sakaq postimin pa dhënë asnjë sqarim, ndërkohë që tetë nga lojtarët më të spikatur të skuadrës kërkuan zyrtarisht që trajneri të mbetej në detyrë.

Vetëm pas disa orësh negociatash, të dyja palët arritën ta mbyllnin marrëveshjen pa skandal të mëtejshëm, edhe pse kjo histori do të mbetet një faqe e zymtë në karrierën e ish-futbollistit francez.

Sipas gazetës "L'Equipe", që ka zbardhur prapaskenat, i vetmi ngushëllim për Lamushin erdhi nga sulmuesi i njohur Andre-Pierre Zhinjak, i cili e ftoi të kalonte disa ditë në vilën e tij në Monterrej për t'u qetësuar, përpara se të kthehej në Evropë.

Foto: Wikimedia Commons, licencë CC BY-SA 3.0

Kaos te Tunizia në Botëror: shkarkimi i trajnerit kthehet në rrëmujë | Albest